ARKITEKT SENIOR / Team Leader 850 567 Ferizi Architects

ARKITEKT SENIOR / Team Leader

Studio projektuese Ferizi+Ferizi Architects është në kërkim të një Arkitekti Senior – Team Leader i/e.

Roli i tij ose saj është që të udhëheqë ekipin projektues përgjat të gjitha fazave të projektit, të përfaqëson studion para klientit, përgatit skicat për përpunim detal nga ekipi dhe arrin objektivat e projektit që lidhen me kualitet dhe afat kohor.

KËRKESAT PROFESIONALE:

  • Të jetë Master në Arkitekturë apo I.D.A.
  • Të ketë minimum 5 vjet përvojë pune të natyrës së lartëpërmendur (të dëshmuar me Referencë nga punëdhënësi paraprak).
  • Te ketë njohuri të pakove bazike të Arkitekturës: AutoCad dhe ArchiCad.
  • Të ketë përgjegjshmëri të plotë profesionale dhe fleksibilitet në orar (arritja e deadline-it).

Ju lusim të dërgoni CV-in dhe Portofolion me vetëm 3 projekte të juaja.

Adresa elektronike për dorëzim të dokumentacionit është: info@ferizi2a.com

Tek “Subject” duhet të shenoni pozitën: Arkitekt Senior.

Afati i dorëzimit: 20.09.2019

(Ju lusim që të dhënat e bashkangjitura të mos jenë më të mëdha se 10MB. Dokumentet që nuk plotësojnë kriteret e lartëpërmendura nuk do të shqyrtohen fare).

  • ARKITEKT JUNIOR 850 567 Ferizi Architects
  • INTERN – Praktikë 850 567 Ferizi Architects
  • NITI Complex 1024 853 Ferizi Architects

Leave a Reply

Your email address will not be published.